Trump: Kurrë nuk e kam thënë se kur do të ndodhë sulmi në Siri

E Enjte, 12 Prill 2018 12:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se "sulmi në Siri mund të ndodhë shumë shpejt ose jo shumë shpejt".

"Kurrë nuk e kam thënë se kur do të ndodhë sulmi në Siri. Mund të ndodhë shumë shpejt ose jo shumë shpejt. Në çdo rast, Shtetet e Bashkuara, nën administratën time, kanë bërë punë të mirë në çrrënjosjen e Shtetit Islamik nga rajoni", tha Trump në një postim në Tëitter.

Komentet vijnë një ditë pasi presidenti amerikan paralajmëroi Rusinë, aleate të Sirisë, që "të bëhet gati" sepse "sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti".

Ditë më parë, Trump ka thënë se do t'i përgjigjet "fuqishëm" sulmit të dyshuar kimik në Duma të Sirisë.

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga sulmi i së shtunës, i cili dyshohet se është kryer nga forcat qeveritare siriane.

Kremlini i ka bërë thirrje SHBA-së që të mos e sulmojë Sirinë, duke thënë se një veprim i tillë "mund të destabilizojë në thelb" Lindjen e Mesme.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 12:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...