Salvini: Jemi kundër çdo aksioni të njëanshëm të NATO-s për të ndërhyrë në Siri!

Premte, 13 Prill 2018 13:15

Italia nuk e ka ende një qeveri pas zgjedhjeve të fundit dhe Roma nga analistët ndërkombëtare konsiderohet si “Thembra e Akilit” e koalicionit perëndimor në qëndrimin përballë Rusisë në Siri.

E për të përforcuar këtë bindje të analistëve, koalicioni i qendrës së djathtë, udhëhequr nga Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi doli me një propozim konkret sa i takon programit për politikën e jashtme.

“Nisur edhe nga ato që po ndodhin në këto kohë, paqja dhe siguria në Mesdhe është në një pikë e rëndësishme në programin tonë. Për këtë, ritheksojmë se për krizën në Siri i mbetemi besnik Aleancës së NATO-s, por jemi plotësisht kundër çdo aksioni të njëanshëm dhe jemi të bindur që rruga e duhur për zgjidhjen e krizës është ajo dialogut”, deklaroi Salvini.

E për të mundësuar këtë dialog, nëse nesër bëhet Kryeministër, Salvini premton që do të ndërmjetësojë afrimin historik të Rusisë me NATO-n.

“Ja kemi dalë në të shkuarën dhe jemi të bindur që mund t’ja dalim sërish me Qeverinë tonë, falë angazhimit të Italisë”, vijoi ai.

Qëndrimet e Salvinit morën miratimin me tundje koke të Silvio Berlusconit, i njohur si një prej udhëheqësve perëndimorë më të afërt me Presidentin rus, Vladimir Putin. /tch/

Modifikuar më Premte, 13 Prill 2018 13:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...