Presidenti Donald Trump paralajmëroi të shtunën se takimi i tij me Kim Jong Un në Singapor më 12 qershor është “një mundësi e vetme” për udhëheqësin koreano-verior kur të ulen të diskutojnë për programin e Phenianit për armët bërthamore.
Ai e ka përshkruar takimin e planifikuar me zotin Kim si “mision për paqe” dhe ka shprehur optimizëm për të ardhmen e Koresë së Veriut. “Mendojmë se Koreja e Veriut do të bëhet një vend i jashtëzakonshëm brenda një periudhe të shkurtër,” tha ai.
Të premten presidenti iu përgjigj pyetjes nëse ishte përgatitur për takimin, duke thënë “jam përgatitur për këtë gjatë gjithë jetës”.
Para se të nisej për në Kebek për takimin e G-7, presidenti tha se po merrte me vete “15 kuti pune” që do t’i lexonte para takimit me zotin Kim në Singapor më 12 qershor.