Ankthi i familjeve koreano-amerikane për takimin Trump-Kim Jong Un

Diel, 10 June 2018 09:50

Për shumë amerikanë, takimi i Presidentit Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un që pritet të ndodhë këtë muaj, nuk është vetëm politik. Është personal.

Kjo sepse 300 mijë qytetarë amerikanë me origjinë koreane mund të takojnë pjestarë të familjeve të tyre të mbetur në Korenë e Veriut. Shumë prej tyre shpresojnë se ky takim mes liderëve të dy vendeve do të sjellë një periudhë të re marrëdhëniesh të mira mes vendeve, e kjo gjë mund të hapë rrugën që anëtarët e familjeve të shkëputur prej vitesh të ribashkohen.

Një zonjë 87 vjeçare që jeton në Chikago nuk i ka takuar tre vëllezërit e motrat e saj që prej vitit 1950, kur në Kore shpërtheu lufta. Megjithëse e shikon si diçka të vështirë për tu arritur, zonja shprehet se takimi me ta, në këtë moment të jetës do të ishte shumë i rëndësishëm për të.

Shumë familje koreane u ndanë gjatë Luftës së Koresë dhe kjo ndarje u forcua edhe më shumë kur gadishulli u nda përfundimisht në fund të konfliktit në vitin 1953.

Gjatë periudhave të afrimit mes dy Koreve, Koreja e Veriut në shumë pak raste ka rënë dakord të lejojë takime të shkurtra mes familjarëve të mbetur në anë të ndryshme të kufirit.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 09:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...