Kjo u pa në takimin historik të djeshëm të zhvilluar mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe diktatorit Kim Jong-Un.
Pak sekonda para se Trump dhe Kim të firmosnin marrëveshjen e bërë, motra e diktatorit korean Kim Yo-jong ndërron stilolapsin e lënë për të firmosur, duke e zëvendësuar me një tjetër që e nxorri nga xhepi i xhaketës së saj.
Pikërisht me këtë stililaps të marrë nga Korea, Kim firmosi angazhimin për të punuar për denuklearizimin e plotë të gadishullit korean.
Ky ishte gjesti i fundit i bërë nga lideri i një regjimi hermetik, që thuhet se edhe tualetin e merr me vete ngado që shkon, shkruan Daily Mail.