Egjipti ka bërë njoftim për lirimin e 3.747 të burgosurve me rastin e festës treditore të Fitër Bajramit, e cila ka nisur dje në mbrëmje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklaratë Ministria e Brendshme bëri me dije se shërbimi i burgjeve egjiptiane, me udhëzim të presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka njoftuar një amnisti për shumë të dënuar me rastin e Fitër Bajramit.
Sipas kushtetutës së Egjiptit, pas diskutimit me këshillin e ministrave, presidenti i vendit ka të drejtë për të falur individë të dënuar ose për të ndryshuar dënimet e tyre.