Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, se takimi i tij me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë kësaj vere “është i mundshëm”.
Kjo deklaratë ka vazhduar të shtyjë tej idenë që Moska t’i kthehet grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7).
Në një takim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 15 qershor, presidenti Trump ka fajësuar paraardhësin e tij, Barack Obama, që lejoi aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Trump u tha gazetarëve që mblodhi në Shtëpinë e Bradhë se Obama është fajtor që ka lejuar Rusinë ta pushtojë Krimenë.
“Putin nuk ka respektuar presidentin Obama... presidenti Obama ka humbur Krimenë, vetëm ta dini”, është shprehur ai.
Deklaratat e presidentit të SHBA-ve për ndonjë takim eventual me Putinin kanë ardhur pasi lideri rus ka thënë më 10 qershor se ai do të kishte dëshirë të takonte Trumpin kurdo që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të mbajtur samitin.
Ka kohë që Donald Trump kërkon të rregullojë marrëdhëniet me Moskën, ndonëse administrata e tij ka vazhduar politikën e Obamas për të shenjëstruar Rusinë me sanksione.