Parlamenti i Kanadasë miratoi më në fund ligjin për legalizimin e marijuanën në të gjithë vendin. Ligji mori 52 vota pro dhe 29 kundër ditën e martë. Ky ligj kontrollon dhe rregullon mënyrën se si kjo drogë mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet.
"Është shumë e lehtë për fëmijët tanë të marrin marijuanë - dhe për kriminelët që të korrin fitimet. Sot, ne e ndryshojmë këtë. Plani ynë për legalizimin dhe rregullimin e marijuanës sapo ka kaluar Senatin, " u shpreh Trudeau, kryeministri kanadez.
Me miratimin e këtij ligji Kanadaja bëhet vendi i dytë pas Uruguajit që ligjëron kanabisin. Uruguaji e pati marrë këtë vendim që në vitin 2013.