Në daljen e saj të parë në Royal Ascot, Dukesha e Sussex, Meghan Markle shfaqet tepër elegante dhe plot sharm. Markle ka zgjedhur të veshë një fustan të bardhë, veshje të cilën e kompleton me një kapele bardh e zi me të cilën duket magjepëse. Ajo që bie në sy ndër të tjera është buzëqeshja e saj e ëmbël.
Ky eveniment botëror i jep mundësinë pjesëmarrësve të tregojnë dhe të nxjerrin në pah modelet e reja të kapeleve, që edhe këtë vit nuk kanë munguar.
Në eventi përveç Harry kanë marrë pjesë edhe Carlo dhe Camilla dhe Mbretëresha Elisabetta, që ka zgjedhur ngjyrën e verdhë.