Është më se e sigurt se Maja ‘Taranaki’ e Zelandës së Re do të shpërthejë në vitet që do të vijnë, duke shkaktuar shkatërrim masiv në qytetet pranë, kanë paralajmëruar ekspertët.
Shanset që ky vullkan, që ndodhet në bregun perëndimor të Ishullit të Veriut, të shpërthejë brenda 50 viteve dhe të shkaktojë katastrofë është më se i sigurt, kanë thënë autoritetet.
“Shpërthimi i Mount Taranaki nuk është çështje e ‘nëse’, por ‘kur’ do të shpërthejë”, tha një raport i një plani pesëvjeçar i Mbrojtjes Civile.
Më shumë se 450,000 njerëz e vizitojnë Parkun Kombëtar Egmont çdo vit. Shpërthimi i një vullkani mund të shkaktojë katastrofë natyrore.