Qendra më e madhe tregtare në Slloveni, e njohur me emrin BTC City do të transformohet në një qytet të plotë Bitcoin, ku çdo dyqan apo sipërmarrje do të pranojë kriptovaluta dhe do të veprojë përmes teknologjisë blockhain.
Kompleksi, i vendosur në Lubjanës, shtrihet në një sipërfaqe mbi 1 558 398 metra katror dhe përmban mbi 500 dyqane të shitjes me pakicë.
“Transformimi i qytetit Bitcoin është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të strategjisë së orientuar të BTC City, duke u ofruar klientëve dhe partnerëve të biznesit lirinë dhe zgjedhjen në lidhje me blerjet e tyre me forma të reja atë pagesës”, thuhet në deklaratën e ekipit të BTC City.
Përveç dyqaneve tregtare, sipas ‘Emerging Europe’ BTC do të ka gjithashtu 70 bare dhe restorante, 17 pishina, një mini fushë golfi, një park ujor dhe një qendër argëtimi me një kinema 3D dhe Crystal Palace, kulla më e lartë në Slloveni.
Turistët që do të vizitojnë qytetin mund të përdorin opsionin e pagesës EliPay, pavarësisht se do të kenë lirinë për të zgjedhur. EliPay është një sistem pagesash për kriptovalutat, pjesë e platformës Al Eligma që do të përdoret në BTC City.
Ndërkohë, kryeministri slloven, Miro cerar tha se: “Ne po përpiqemi ta vendosim Slloveninë në vendet kryesore në Europë dhe në mbarë botën në fushën e zhvillimit dhe përdorimit të teknologjisë blockhain.” Ndërsa, iu bëri thirrje sipërmarrësve, profesionistëve dhe të gjithë palëve të përfshira në zhvillimin e teknologjisë blockhain që të respektojnë ligjet ekzistuese dhe rregulloret.