Koko ngordhi këtë të martën në Woodside, Kaliforni në qendrën “The Gorilla Foundation” e ngritur dhe e drejtuar nga Francine Penny Patterson. Gorrilla ishte 46 vjeç dhe ndoshta ekzemplari më i famshëm i llojit të vet. Sipas Petterson-it, Koko ishte e aftë të komunikonte me njerëzit duke përdorur rreth 1000 shenja. Gjithashtu kuptonte 2000 fjalë në anglisht. Fondacioni do të vazhdojë të nderojë Kokon dhe do të vazhdojë me misionin e vet dhe me projekte të reja. Koko lindi në 1971 në kopshtin zoologjik të San Francisco-s, në moshën më pak se një vjeç e ndanë nga e ëma, e cila duhej të kurohej për një sëmundje. Në atë moment hyn në jetën e saj Patterson, psikologia, studente doktorature në atë periudhë, e cila kërkonte të studionte aftësitë e shimpazeve për të folur përmes shenjave. Ajo arriti të bindte kopshtin zoologjik që ta merrnin Kokon për ta studiuar. Në pak kohë Penny arriti t’i mësonte një version të përshtatur me gjuhën e shenjave, të emërtuar si gjuha e shenjave për gorillat.
Në këtë mënyrë komunikonin. Psikologia i thoshte gjëra, ajo i mësonte dhe mund t’i përgjigjej. Lidhja u bë kaq e ngushtë, sa Patterson adoptoi Kokon si vajzën e saj. Në moshën 7 vjeçare doli në “National Geographic” me një foto që vetë ajo e kishte shkrepur duke marrë si objektiv një pasqyrë. Në një publikim Patterson shpjegonte se përpos se kuptonte gjuhën, gorrila ishte e aftë të shprehej përmes emocioneve të thella dhe komplekse. Këto pohime u diskutuan nga specialistë të tjerë në sjelljen e kafshëve që i përjashtojnë aftësitë reale të majmunëve për të kuptuar gjuhën e shenjave. Herbert Terrace, shkencëtar, ka realizuar një eksperiment të ngjashëm me një shimpaze të quajtur Nim dhe mbërriti në përfundimin se ajo që bëjnë këto kafshë është të kopjojnë lëvizjet e njerëzve. Përpos këtyre kundërshtive, Koko u bë e famshme për takimet e saj me njerëz të famshëm, mes të cilëve shquhen aktori Robin Williams dhe Flea, basistin e Red Hot Chili Peppers.