Një ngjarje e rëndë është shënuar në një fermë në Caserta në Itali. Një sipërmarrës 72-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, djalin dhe më pas veten.
Ngjarja tragjikë ka ndodhur pak pas mesnate, raportojnë mediat italiane. Ka qenë një nga banorët e zonës ai që ka njoftuar karabinierët pas dëgjoi të shtënat me armë. Menjëherë në vendngjarje mbërritët karabinerët të cilët gjetën trupat e tre personave të vdekur.
Të tre kufomat u identifikuan menjëherë: ishin sipërmarrësi 72-vjeçar i fermës, gruaja e tij 63-vjeçare dhe djali 44-vjeçar. Nga hetimet paraprake dyshohet se mes familjes ka pasur një konflikt dhe kjo ka bërë që ai në grindje e sipër të përdorë armën e gjahut. Trupat u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për t’u nënshtruar një ekzaminimi të autopsisë