Zona në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit është përfshirë sërish nga konflikte të dhunshme gjatë ditës së premte. Nga burimet mjekësore raportohet se bëhet fjalë për 89 të plagosur dhe të toksikuar nga gaz lotsjellës i lëshuar nga ushtarët.
Prej tyre 48 u mjekuan në terren, ndërsa 41 të tjerë u dërguan në spital. Të plagosurit me armë zjarri janë 20, dhe thuhet se mes tyre është dhe një gazetar.