Dyshimet për mbijetesën e BE-së vijnë nga Italia

Saturday, 23 June 2018 09:12

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shprehu dyshimet e tij nëse Bashkimi Evropian, i ndarë thellë për migracionin dhe çështje të tjera, do t'i mbijetojë ngjarjet e vitit të ardhshëm.

"Brenda një viti do të shihet nëse do të vazhdojë të ekzistojë një Evropë e bashkuar ose jo", tha Salvini, anëtar i partisë anti-migrim Liga, për javoren gjermane Der Spiegel.

"Do të bëhet e qartë në bisedimet e ardhshme të BE-së për buxhetin dhe para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 2019 nëse e gjitha është bërë e pakuptimtë", tha ai.

Qeveria e re populiste në Romë i akuzon anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian për braktisjen e Italisë, e cila vazhdon të përballet me flukse migrantësh që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm nga Afrika, përmes Detit Mesdhe, në Evropë.

"Nuk mund të pranojmë më as edhe një person. Përkundrazi, duam t'i largojmë disa", tha Salvini.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, që përballet me presion të brendshëm për shkak të migracionit, po kërkon marrëveshje për të dërguar migrantë në Itali dhe në vendet e tjera ku azilkërkuesit hyjnë fillimisht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...