Mbi 100 mijë britanikë në protestë kundër Brexit

Diel, 24 June 2018 10:14

Me mijëra protestues pro-BE-së kanë dalë në rrugët e Londrës për të kërkuar një referendum mbi kushtet e Brexit, dy vjet pas votimit.

Ky marshim nisi në Pall Mall në Sheshin e Parlamentit, duke mbushur rrugët e kryeqytetit me flamuj të BE-së dhe duke krijuar një “det” të verdhë dhe të kaltër poshtë Whitehall.

Protestuesit Anti-Brexit udhëtuan nga i gjithë vendi për t’u bashkuar me tubimin, organizuar nga një numër grupesh lobuese me qendër në Westminster dhe në nivel kombëtar dhe shënon fillimin e një peticioni mbarëkombëtar për një “votë të popullit”.

Kjo lëvizje është më e madhja që nga votimi i 2016 për t’u larguar nga BE, me organizatorët që thanë se morën pjesë më shumë se 100,000 njerëz.

Kreu i Liberal Demokratëve, Sir Vince Cable tha për turmën se Brexit nuk ishte “një marrëveshje e bërë” dhe mund të ndryshohej, ndërsa lideri i Green Party, Caroline Lucas, tha për turmën se Brexit “do të jetë një fatkeqësi për këtë vend”.

Gina Miller, e financuar nga Soros, ishte gjithashtu midis atyre që u bashkuan me turmën në kryeqytet në përvjetorin e dytë të votimit në BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...