Liderët e Bashkimit Evropian do të provojnë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’u përballur me krizën në rritje të emigrantëve, që është duke u shndërruar në kërcim për gjithë BE-në.
Liderët e 16 shteteve- më shumë se gjysma e 28 anëtarëve sa ka gjithsej BE-ja, do të marrin pjesë në “bisedime joformale” sot në Bruksel.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se takimi mbahet me qëllim që të bisedohet me vendet e prekura nga kjo krizë.
Në qendër të problemit qëndron dilema se kush duhet të mbajë përgjegjësinë për arritjen e emigrantëve-zakonisht vendet mesdhetare si Italia, Greqia dhe së fundit Spanja- sa gjatë duhet t’u kërkohet atyre që t’i mbajnë emigrantët, dhe çfarë ndihme duhet t’u ofrojë BE-ja këtyre shteteve.