Një ditë pas rizgjedhjes se Recep Taip Erdogan si president i Turqisë, kandidati opozitar Muharrem Ince ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve.
Ince ka thënë që pret që Erdogan të jetë President i 81 milionë turqve dhe jo vetmë i partisë së tij.
“Erdogan nuk duhet të sillet vetëm si kryetar i partisë së tij. Pas ditës së sotme, ju lutem silluni si kryetar i 81 milionë qytetarëve turq. Bëhu presidenti i të gjithë neve. Të isha zgjedhur unë, ashtu do të bëja”- u shpreh ai.