E pabesueshme se çfarë ka bërë Poncho, qeni më i famshëm për momentin.
Poncho është stërvitur nga policia e bashkisë së Madrid-it për t’i dhënë ndihmën e shpejtë policit duke i bërë masazh kardiak.
Video ku ai shfaqet duke ndihmuar agjentin është publikuar më 22 qershor në Twitter nga policia e Madrid dhe është parë më shumë se 700 mijë herë.
Në fillim duket sikur qeni kërcen kot mbi gjoksin e agjentit të policisë por nëse shihet me vëmendje putrat e tij janë në një pozicion ku mbahen për të praktikuar një masazh kardiak.