Ministri i brendshëm italian Mateo Salvini, akuzon anijet e kërkimit dhe shpëtimit në Mesdhe, se janë duke shërbyer si ‘taksi’ për emigrantët e paligjshëm dhe thotë se dëshiron ti ndalojë anijet.
Salvini synon parandalimin e hyrjes së emigrantëve të tjerë në Itali dhe i ka pritur me dyshim përpjekjet e kancelares gjermane Angela Merkel për një zgjidhje të përbashkët evropiane.
Menaxheri i operacioneve detare për bamirësinë franceze SOS Méditerranée, pranon se ekipi i tij është person ‘non grata’ për qeverinë italiane, duke shtuar se ata janë të lodhur dhe të frustruar.
Ekuipazhi i anijes prej 34 anëtarësh që përfshin stafin e shpëtimit, ekuipazhin e mirëmbajtjes dhe mjekët, është kthyer në det, vetëm një javë pasi anija e gjeti veten në qendër të një stuhie politike për mënyrën se si Evropa menaxhon emigrantët që vijnë nga Afrika.
Italia nuk i pranoi emigrantët me akuzën se anija po shërben si taksi për emigrantët.
Malta gjithashtu nuk pranoi t'i merrte emigrantët. Katër ditë dhe 1.000 milje detare më vonë, anija mbërriti në Valencia, pasi qeveria e re spanjolle u ofrua ti merrte emigrantët.
Italia pretendon se nëse anijet e bamirësisë largohen, emigrantët nuk do të tundohen për të bërë kalimin e rrezikshëm mesdhetar.