Edhe Maroku është kundër qendrave për emigrantët. Ministri i Jashtëm i Marokut, Nasser Bourita, ka kundërshtuar të enjten propozimet e Bashkimit Evropian për të hapur qendra të migrantëve në vendin e tij, transmeton AFP, duke u bërë vendi i dytë afrikan pas Libisë që kundërshton.
“Maroku kundërshton si edhe më parë këto metoda për të menaxhuar çështjen e valës së emigrantëve”, ka thënë Bourita, pasi është takuar me homologun e tij spanjoll, Josep Borrell, në Rabat. Ai i ka cilësuar këto masa si “zgjidhje të lehta” dhe “joproduktive”. Së bashku me Tunizinë dhe Shqipërinë, Maroku ka qenë njëri nga vendet që është përmendur si lokacion i mundshëm për të krijuar qendra strehimi për emigrantët jashtë Evropës.