SHBA dhe aleatët sulmojnë Sirinë me raketa

Saturday, 14 Prill 2018 09:06

Pas vendimit të presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë nisur sulm ushtarak ndaj Sirisë, për shkak të përdormit të armëve kimike nga Siria kundër banorëve të saj. Në mbështetje të SHBA-ve janë rreshtuar edhe aleatët e saj, Britania e Madhe me Francën.    

Presidenti tha se sulmet synojnë t’i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.
Javën e kaluar të paktën 40 vetë u vranë dhe qindra u sëmurën në qytetin e Dumës, për shkak të asaj që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera besojnë se ishte një sulm me armë kimike nga qeveria e Sirisë. Qeveria e Sirisë e ka mohuar përdorimin e armëve kimike.

Në lidhje me përfshirjen e tyre në këtë sulm, kryeministrja britanike Theresa May tha se veprimi i aleatëve nuk synon “përfshirjen në një luftë civile”. “Nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Është një goditje e kufizuar dhe me objektiva të qartë, që nuk synon përshkallëzimin e tensioneve në rajpn dhe bën gjithçka mundet për të parandaluar viktimat mes banorëve civilë”, tha kryeministrja May të shtunën.

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP njoftuan se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në kohën që presidenti Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake.

Sipas zyrtarëve të Pentagonit u goditën tri objektiva: një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qëndër e rëndësishme komande, po në afërsi të Holmsit.

Sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis, operacioni ka përfunduar dhe “ai dërgoi një mesazh shumë të fortë”.

Presidenti Trump veçoi mbështetësit kryesorë të Sirisë, Rusinë dhe Iranin, që nuk e ndaluan regimin sirian të përdorte armë kimike. Ai kritikoi veçanërisht Rusinë, që nuk mbajti premtimin e vitit 2013 për të eliminuar armët kimike të Sirisë.

“Sulmet e ditëve të fundit nga Asadi dhe reagimi ynë i sotëm, është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të Rusisë për të vepruar”, tha presidentit Trump.

Televizioni sirian njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër-ajrore iu përgjigj sulmit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...