Pas sulmeve në Siri nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca ka reaguar edhe Moska.
Ministri rus i Mbrojtjes bëri me dije se, Rusia nuk ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës të dislokuar në Siri. Ai shpjegoi se sulmet e tre shteteve janë kundërshtuar vetëm nga sistemet antiraketore siriane, “S-125, S-200, Buk e Kvadrat”.
Këto janë sisteme të prodhuara 30 vjet më parë nga Bashkimi Sovjetik, të cilët megjithatë “kanë rrëzuar një numër raketash”.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se, sipas ministrisë ruse avionët luftarakë dhe anijet e SHBA dhe të aleatëve, nisën mbi 100 raketa të lundrimit dhe raketa ajrore në objektet civile dhe ushtarake siriane.