Pas ndërhyrjes ushtarake në Siri, ku Franca u rreshtua si aleat krahë SHBA-ve dhe Britanisë, Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka reaguar përmes një deklarate për shtyp ku tha se sulmet ishin “të ligjshme”, “proporcionale” dhe “të precizuara”.
Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly tha se një flotë e marinës franceze në Mesdhe dhe avionë luftarakë nga bazat në Francë ishin ato që vunë në shënjestër qendrën kryesore kërkimore të armëve kimike në Siri, shkruan Reuters.
Ndër të tjera Florence Parly nënvizoi se Franca dëshiron konfrontim dhe përshkallëzim të situatës. Ajo shtoi se se Rusia ishte paralajmëruar për sulmin më parë.