×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Sulmi i SHBA-ve mbi Siri/ Putin i pafuqishëm të reagojë, por deklaron: Uashingtoni po nxit një valë…

Saturday, 14 Prill 2018 10:50

Pas sulmeve të përqendruara të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri ka reaguar President rus, Vladimir Putin.

 

Ky i fundit i quajti sulmet kundër Sirisë si një “akt agresioni”. Putin tha se, Rusia do të thërriste një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 

“SHBA dhe aleatët e saj goditën objektet civile dhe ushtarake në Siri, duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, tha Presidenti rus Vladimir Putin duke iu përgjigjur ndërhyrjes amerikano-franko-britanike në Siri”,- raporton “RT”.

 

Ai ka paralajmeruar SHBA për pasojat.

 

“Me këto veprime, Uashingtoni po nxit vetëm një valë të re të azilkërkuesve nga Siria dhe rajoni i tërë”,- tha Putin.

 

Operacioni në Siri ishte në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik, që ndodhi javën e kaluar në qytetin sirian, Duma.

 

Në fjalimin drejtuar kombit, të premten vonë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se, “masakra e fundit është një përshkallëzim i madh i përdorimit të armëve kimike nga një regjim shumë i tmerrshëm”.

 

Sipas presidentit amerikan, qëllim i sulmeve “është të krijohet një pengesë e fuqishme kundër prodhimit, përhapjes dhe përdorimit të armëve kimike”.

 

“Këto nuk janë veprime të një njeriu; ato janë krime të një përbindëshi”,- tha Trump për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

 

Qeveria siriane ka mohuar se ka kryer sulmin kimik.

Login to post comments