×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

BE mbështet sulmet në Siri: Jemi në krah të së drejtës

Saturday, 14 Prill 2018 11:00

Pas sulmeve të ndërmarra mbrëmjen e djeshme nga SHBA, Britania dhe Franca kundër Sirisë, ka reaguar edhe BE.

Ka qenë Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, i cili është shprehur se BE mbështet ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri.

"BE do të jetë me aleatët dhe me drejtësinë", shkroi Tusk në rrjetin social. Ai shtoi se operacioni tregoi se pa pagesën e kostos nuk do të vazhdojë tragjedia njerëzore.
Në përgjigje të sulmit të armëve kimike në Duma më 7 prill, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan disa pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs herët në mëngjes. 

Login to post comments