×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Presidenti i Filipineve kërcënon prokuroren e Hagës: Do të të arrestoj

Saturday, 14 Prill 2018 11:16

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka kërcënuar se do të arrestojë prokuroren e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, nëse ajo vjen në kryeqyetin Manila, për të hetuar për akuzat se është i përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme.

Në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se meqënëse Filipinet nuk janë më pjesë të Statutit të Romës, Gjykata nuk ka asnjë të drejtë të ndërmarrë një hetim ndaj Presidentit Duterte.

Ndërkohë, Prokurorja e Hagës Fatou Bensouda, më parë ka lajmëruar nisjen e një hetimi paraprak bazuar në ankesat e një avokati nga Filipinet, që akuzoi Duterten dhe zyrtarë të lartë për krime kundër njerëzimit dhe ekzekutimin e kriminelëve politikë shtetërore, si dhe për ekzekutimin e trafikantëve e përdoruesve të drogës.

Bëhet e ditur që prej verës së vitit 2016, policia ka vrarë në shumë se 4.000 trafikantë droge në Filipine që i rezistuan arrestimit.

Login to post comments