Një 11-vjeçare nga qyteti indian i Chennait ishte përdhunuar nga 17 burra të cilët punonin si ndërtimtarë, njoftojnë autoritetet lokale.
Incidenti thuhet se ka ndodhur në mesin e janarit, sipas S. Rajendran, zëvendës komisioner i policisë për distriktin e Chennai Kilpaukit. Rasti është raportuar në polici të dielën pas familja e vajzës ka treguar gjithë ngjarjen.
17 burrat të cilët punonin si ndërtimtarë dhe personel të sigurisë janë arrestuar, raportoi “CNN”.
Vajza, e cila vuante nga padëgjimi, ishte injektuar me një injeksion para se ajo të përdhunohej.
Të akuzuarit, të cilët variojnë në moshë nga vitet e hershme të tyre deri në fund të viteve ’60, gjithashtu thuhet se kanë kërcënuar viktimën nëse ajo zbulon ndonjë hollësi rreth rastit, tha A.K. Viswanathan, komisioneri i policisë lokale.
Viswanathan tha se personi i parë i cili e kishte sulmuar seksualisht vazjën ishte një 66-vjeçar.
Raste të tilla janë të shpeshta në Indi, në maj të këtij viti, një 16-vjeçare ishte përdhunuar dhe djegur më pas në shtetin veri-lindor të Jharkhandit.