Brexit: A po shkon Britania drejt një referendumi të dytë?

Tuesday, 24 July 2018 08:36

Një referendum i dytë për daljen ose jo të Britanisë nga Bashkimi Evropian është ose mënyra e vetme për të zhbllokuar ngecjen disamujore në Dhomën e Komuneve të Britanisë, ose një ide interesante që do t’i thellonte përçarjet politike..

Por sidoqoftë, shanset po shtohen që Britania të mbajë një votë tjetër popullore për të vendosur, me ose pa një marrëveshje tregëtare.

Një anketë e publikuar të dielën nga agjencia e sondazheve, YouGov lë të kuptohet se rezultati i referendumit të vitit 2016, do të përmbysej nëse bëhet një votim i dytë. Sipas saj, 54 për qind thane se do të votonin për të qendruar në BE dhe 46 për qind do ta mbështesnin Brexit-in.

Pas pamundësisë së Dhomës së Komuneve për të arritur një marrëveshje për asnjë formë konkrete të Brexiti-t dhe me një qeveria që nuk po gjen consensus brenda vetes, Britania po shkon drejt daljes nga blloku marsin e ardshshëm, pa ndonjë pakt tërheqjeje ose tregëtie, një skenar që po i alarmon biznesmenët britanikë.

Pa një marrëveshje, nuk do të kishte rregulla të përcaktuara për udhëtim ajror mes Britanisë dhe kontinentit evropian, nuk do të kishte një plan për statusin e 3.5 milionë qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britani ose 1.5 milionë britanikëve që jetojnë në Bashkimin Evropian. Prodhimi në fabrika të mëdha për automjete dhe avionë në Evropë dhe Britani mund të ndalej për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me material; dhe shërbimet financiare dhe industria farmaceutike mund të vuajnp pasoja të ndjeshme në të dyja anët e kanalit anglez.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian tha se po intensifikon përgatitjet për të zbutur pasojat e një Brexit-i pa marrëveshje për BE-në. Ekonomistë dhe analistët e pavarur paralajmërojnë se do të kishte pasoja serioze për disa vende evropiane, veçanërisht Irlandën, Francën, Hollandën dhe Belgjikën.

Ndikimi do të ishte më i rëndë për Britaninë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se prodhimi ekonomik do të ulej me 4 për qind, vetëm nga paralizimi i tregëtisë. Dominic Grieve, një ish-prokurori i përgjithshëm tha në një intervsitë të dielën se “mungesa e një marrëveshjeje do të ishte absolutisht katastrofike”.

“Do të ishim në një gjendje emergjence. Disa nga shërbimet bazë që i marrim si të mirëqena mund të mos jenë më në dispozicion. Për shembull nuk do të ishte më e mundur që të shkohej me avion në Romë, sepse të drejtat e fluturimit në hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, janë të rregilluara nga legjislacioni i BE-së … dhe do të ishte e vështirë të importoheshin artikuj ushqimorë për shkak të kontrolleve rregullatore të nevojshme”, shtoi ai.

Kreu i degës britanike të kompanisë Amazon, Doug Gurr, u tha ministrave në një takim të premten se ajo po konsideron trazirat sociale në parashikimet e saj për të ardhmen, në rast se nuk ka një marrëveshje për tërheqjen.

Edhe kryeministrja Theresa May, ka filluar ta përgatisë vendin për një skenar për Brexit pa marrëveshje, Duke filluar nga kjo javë, konsumatorët dhe kompanitë do të marrin rregullisht udhëzime për t’u përgatitur për “një Brexit pa rregulla”. Këshilllat mund të përfshijnë nevojën për të krijuar rezerva për disa ushqime dhe barna, u tha ligjvënësve javën e kaluar, John Manzoni, një zyrtar i lartë i qeverisë: “Ne nuk duam që kjo të ndodhë por duhet të jemi të përgatitur”.

Por disa anëtarë të Partisë Konservatore që mbështesin me forcë daljen nga BE-ja, që vlerësohet të jenë nga 60 deri në 100 anëtarë të parlamentit. Argumentojnë se parashikimet shqetësuese ose janë të ekzagjeruara ose nuk janë të tilla por ky dëm është çmimi që duhet të paguajë Britamia për një rilindje të saj.

Boris Johnson, ish-ministri i jashtëm që dha dorëheqjen këtë muaj thotë se perspektiva e zymtë është e tepruar. Ai thotë se sipas planit të kryeministres May, Britania do të duhej të ndiqte rregullat e BE-së dhe do të respektonte vendimet e gjykatësve të BE-së dhe kjo do ta bënte Britaninë një shtet vasal.

Ky shqetësim u përmend edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump gjatë udhëtimit të tij në Britani në fillim të këtij muaji, kur ai paralajmëroi se një marrëveshje tregëtare me BE-në mund të vinte në rrezik një marrëveshje të tillë me Shtetet e Bashkuara.

Por plani i zonjës May nuk ka pothuajse asjë gjasë për sukses. Amendmentet e propozuara nga ligjvënësit pro-Brexit e kanë dobësuar dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se ai është i papranueshëm në fromënn aktuale. Pakënaqësia në Bruksel është shtuar pasi qeveria britanike tha se nuk do të paguajë 52 miliardë dollarë për të mbuluar detyrimet financiare që Londra kishte para referendumit, nëse BE-ja nuk nënshkruan një marrëveshje për tregëtinë e lirë.

Në këto kushte thirrjet për një referendum të ri janë shtuar.

Ish-politikanë me peshë si ish-kryeminstri laburist Tony Blair, prej muajsh kanë bërë thirrje për një votim tjetër. Zërave të tyre u janë bashkuar edhe ato të politikanëve aktualë, si Justine Greening, një ish-ministre arsimi e Partisë Konservatore dhe një rivale e mundshme pro-qëndrimit në BE e kryeministres May, nëse bëhet një garë brenda partisë në vjeshtë, gjë që do të sillte zgjedhje të parakohëshme.

Theresa May e ka kundërshtua me forcë një votim të dytë.

Edhe ish-udhëheqësi i Partisë Konservatore William Hague, është kundër një referendum të dytë, duke thënë se ai do të zëmëronte ata që ishin pro-Brexit që në fillim, duke e shtuar toksicitetin në politikën britanike.

Nipi i Uinston Çërçillit dhe ligjvënësi konservator, Nicholas Soames ka denoncuar luftën e brendshme. “Gjatë 35 viteve si anëtar i parlamentit nuk besoj se kam parë një gjendje kaq të pakëndshme dhe një pasiguri të tillë në Dhomën e Komuneve”, tha ai, duke shtuar se shpreson që Brexit të dështojë.

VoA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...