Nikki Haley, Ambasadorja amerikane në OKB, ka reaguar ashpër ndaj vendeve arabe, duke pretenduar se nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar Palestinën ose stabilizimin e paqes në rajon. Haley tregon se Egjipti, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjeria, Tunizia, Pakistani, Omani, Irani apo dhe Turqia, sipas saj nuk kanë dhënë kontribute financiare për agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë (UNRWA).
Në emrat e sipërpërmendur mungon Arabia Saudite, e cila në fakt dhuroi një këst prej 200 milion dollarësh muaj më parë për Palestinën, por dhe me gjasë për shkak se Riadi mbështet aministratën Trump në qasjen ndaj konfliktit.
Haley gjithashtu hodhi poshtë akuzat se ajo, pra vendi i saj, SHBA nuk u kujdesën për popullin palestinez. Ajo tha se SHBA, përveç financimit të agjencive e OKB-së për refugjatët palestinezë, vitin e kaluar dhuroi 300 milionë dollarë ndihmë. Ajo vuri në dukje se shumë nga shtetet arabe janë aq të pasura sa mund t’ja kalojnë dhe SHBA në potenciale ndihme, porse sipas saj nuk e bëjnë këtë gjë.
“Askush në rajon nuk është më i fortë se sa fqinjët arabë, palestinezët dhe anëtarët e tjerë të Organizatës së vendeve Islamike”, tha Haley.