Trump: Sanksione Turqisë dhe Erdoganit

Premte, 27 July 2018 12:37

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump kërcënoi dje Turqinë me vendosjen e sanksioneve të rënda ndaj saj nëse nuk liron pastorin amerikan Andrew Brunson të arrestuar për terrorizëm dhe spiunazh. Trump shkroi në Twitter se “SHBA-të do të vendosin sanksione mbi Turqinë për burgosjen e pastorit Andrew Brunson, një kristian, një burrë familjar dhe një qenie njerëzore e mrekullueshme”.

Ditën e mërkurë, gjykata turke vendosi dënimin me arrest shtëpie për pastorin Brunson, pasi ai qëndroi për më shumë se një vit në burg me akuzën e terrorizmit dhe spiunazhit. Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence e përshendeti këtë vendim të parë, por u shpreh se sërish nuk mjafton. Mike Pence, në një aktivitet mbi lirinë e besimit të organizuar nga Deparatamenti i Shtetit, u shpreh se “Unë kam një mesazh të Presidentit Trump për Presidentin Erdogan dhe qeverinë turke: liro pastorin Andrew Brunson tani ose përgatitu për t’u përballur me pasojat”. Qeveria turke iu përgjigj menjëherë kërcënimit të Presidentit Trump përmes ministrit të jashtëm, i cili shkroi në Twitter se “ne nuk do të lejojmë, tolerojmë asnjë kërcënim nga askush. Zbatimi i ligjit është i njëjtë për të gjithë, pa asnjë përjashtim”. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë turke deklaroi se “është e pamundur të pranojmë mesazhin kërcënues të SHBA-ve, i cili nuk respekton aleancën tonë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona”.

Sanksionet e SHBA-ve për Turqinë

Këtë javë Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat miratoi penalizimet financiare mbi Turqinë derisa qeveria turke të liroi pastorin Brunson dhe qytetarët e tjerë amerikanë. Këto sanksione ende nuk janë bërë publike nga Shtëpia e Bardhë. “Vendosja e sanksioneve ndaj Turqisë i dërgon një mesazh të qartë shtetit turk — dhe çdo shteti në botë— se kur bëhet fjalë për lirinë e besimit, për SHBA-të do të thotë biznes”, tha senatori Moore në një deklaratë për median amerikane NPR.

Gjithashtu ai tha se një grup pastorësh dhe aktivistësh po përgatiten të kërkojnë bojkotimin e turizmit turk, linjën ajrore Turkish Airline, si një përpjekje për të shtyrë Erdoganin të lirojë Brunson.

Kush është Pastori Andrew Brunson?

Pastori Brunson, 50 vjeç, me origjinë nga Karolina e Veriut ka jetuar në Turqi për më shumë se 20 vjet. Ai u rrëmbye nga autoritetet turke sëbashku me gazëtarë, aktivistë dhe ushtarakë të akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit në 2016 kundër Presidentit Erdogan. Pastori e ka mohuar përfshirjen e tij në organizimin e grushtit të shtetit. Brunson u mbajt në burg për më shumë se sa një vit përpara se akuza ndaj tij për “ndarje të Turqisë vetëm përmes përhapjes së fesë kristiane” të bëhej publike.

Në prill një grup senatorësh të drejtuar nga senatori i Karolinës së Veriut Thom Tillis firmosën një letër ku shprehën shqëtësimin e tyre për situatën e Brunson dhe i përshkruan akuzat ndaj tij “thjeshtë fantazi”. Brunson po mbrohet nga Qendra Amerikane për Ligj dhe Drejtësi. Këshilltari i grupit të avokatëve mbrojtës të Pastorit Brunson është Jay Sekulow, i cili më parë ka përfaqësuar edhe Presidentit Trump në çështje ligjore të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...