Për dy muaj me radhë abuzuan seksualisht me një vajzë 11 vjeçe. Dy vëllezër binjakë 31-vjeçar me origjinë nga Mali, u arrestuan nga policia e Bolton, në Britaninë e Madhe, pasi përdhunuan një të mitur, për të cilën duhet të kujdeseshin gjatë kohës që prindërit e saj nuk ishin në shtëpi.
“Eja kështu do të mësojmë se çfarë do të bësh kur të kesh të dashur”, janë këto fjalët që Steven dhe Stanley Muchemwa, i thanë të miturës, duke vepruar të pashqetësuar brenda shtëpisë së vajzës.
Gjithçka vijoi për dy muaj, deri në fund të tetorit të vitit 2016, kur 11-vjeçarja në një moment u tregoi gjithçka që i ndodhte mësueseve në shkollë.
Vogëlushja shpjegoi se njëri nga dy binjakët, i hyri në dhomën e gjumit dhe bëri seks me të, deri kur e gjeti vëllai tjetër, i cili në vend që ta ndalonte, kërkoi të bënte të njëjtën gjë.
Dy vëllezërit e kërcënuan vajzën, duke i thënë se nuk duhet të thoshte asnjë fjalë me askënd, lidhur me atë që po ndodhte. Por duket se në një moment vajza e gjeti kurajën duk i dhënë fund gjithë tmerrit që po jetonte.
Binjakët fillimisht mohuan, por më pas u detyruan që të pranojnë gjithçka. Steven dhe Stanley u shpallën fajtor të mërkurën që lamë pas, duke u dënuar përkatësisht me 14 dhe 15 vite burg.