×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Një herë e puthi, pastaj e vrau

Hënë, 30 July 2018 21:02

 Gjithçka ndodhi në një kafene shumë të populluar. Polici 55-vjeçar i dalë në pension fillimisht i shtrëngon dorën dhe e puth në të dy faqet kunatin, ndërsa pas zënkës e qëllon me armë duke e lënë të vdekur.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në distriktin Seyhan të Adanas. Shkak për vrasjen mësohet se është bërë një borxh i pakthyer. Ish-polici Talip Çelik raportohet se i ka kërkuar borxhin e dhënë kunatit Ismet Avci. Pasi kishte marrë përgjigje negative, Çelik shkon në kafenenë ku ndodhej Avci për të folur ballë për ballë.

Ai e gjen kunatin tek ha akullore, i jep dorën dhe e puth në dy faqet. Por më pas biseda e tyre e shkurtër u kthehet në zënkë. Në këtë moment 55-vjeçari nxjerr pistoletën dhe qëllon kunatin. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai largohet me qetësi në këmbë.

Klientët e tjerë në kafene ia mbathin nga sytë këmbët. E gjithë ngjarja është filmuar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë.

I plagosuri u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Ndërsa autori i krimit u arrestua nga policia pak kohë pas vrasjes./tvklan.al

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 21:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...