Presidenti Donald Trump njoftoi dje riaktivizimin e sanksioneve ndaj Iranit, pasi i dha fund më herët marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, mes iranianëve dhe disa shteteve perëndimore.
Gjatë paradites së sotme ka ardhur edhe reagimi i Berlinit zyrtar, që i ka kërkuar Trump të konsiderojë edhe interesat europiane, kur vendos të aplikojë masa të tilla.
“Sanksionet e SHBA-ve kundër Iranit, që kanë një efekt eksterritorial, shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe Gjermania pret që Uashingtoni të marrë në konsideratë interesat evropiane kur vjen me masa të tilla”, tha të mërkurën zëdhënësi i qeverisë gjermane.
Bashkimi Europian u zotua të hënën për të kundërshtuar ripërtëritjen e sanksioneve të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump mbi Iranin. Sanksionet e ashtuquajtura “mbytje” nga Uashingtoni, arrijnë përtej kufijve të SHBA.