×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Je e pushtuar nga xhindët”, magjistari rrëmben dhe përdhunon vajzën për 15 vjet

E mërkurë, 08 August 2018 15:31

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi, ku një magjistar lokal mendohet se ka rrëmbyer dhe përdhunuar prej vitesh një vajzë të re.

28-vjecarja e identifikuar vetëm si “H”, u gjet të dielën në një shpellë pas disa shkëmbinjve të mëdhenj në fshatin Bajugan në një provincë të Indonezisë qendrore, ajo mbahej prej 15 vitesh nga 83-vjecar i quajtur Jago.  Sipas policisë, familja e vajzës e kishte dërguar atë tek Jago për trajtim në vitin 2003, kur ajo ishte 13 vjece.

Jago ishte i njohur për shërbimet e tij të mjekësisë alternative dhe metodat e tij shëruese. Sipas policisë cituar nga CNN, Jago kishte abuzuar seksualisht  me vajzën për  15 vjet nën pretekstin e magjisë shëruese.

Ai i kishte treguar asaj foton e një burri të quajtur Amrin, që sipas tij ishte xhind. Gjatë seksit Amrin do të shfaqej ose do të hynte në trupin e Jagos, bën me dije policia. Por pak kohë më pas, ai i kishte thënë familjes se vajza ishte larguar dhe ajo u raportua e humbur pasi kërkimet për ta gjetur kishin dështuar.

Viktima do të dërgohet në spital për ekzaminim, ndërsa Jago rrezikon 15 vite burg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...