Alarmante/ I porsalinduri vdes nga bakteri “Serratia”, të tjerë të infektuar

Saturday, 11 August 2018 14:38

Një i porsalindur vdiq në spitalin civil të Brescias në Itali për shkak të bakterit “Serratia Marcescens”. Foshnja, shkruan Bresciaoggi, i lindur para kohe nga një çift nga Brescia, u shtrua në spital me binjakun e tij, i cili gjithashtu e kishte marrë bakterin si dhe fëmijët e tjerë në të njëjtin pavijon të patologjisë neonatale. Vdekja ka ndodhur gjatë ditës së martë. Carabinierët e Nas kanë marrë të gjithë dokumentacionin mjekësor.

Ndërkohë, disa fëmijë të tjerë kanë paraqitur shenjat klinike të sëmundjes ndërsa tjerët janë më lehtë, siç konfirmohet nga drejtoresha e Shëndetit Civil, Frida Fagantini.

Bakteri, veçanërisht rezistent ndaj agresionit të antibiotikëve, është izoluar në disa fëmijë të shtruar në patologji neonatale në fund të korrikut. Shtatë ose tetë fëmijë kishin marrë infeksionin, që godet sistemin gastrointestinal të foshnjave prematurë.

Infeksioni nga serratia merret kryesisht në spital, pas një hospitalizimi të gjatë ose futje të kateterëve intravenozë, intraperitoneal apo urinar ose nga futja e instrumenteve mjekësore për të lehtësuar funksionimin e frymëmarrjes, nga transfuzionet apo infuzionet e kontaminuara intravenoze.

Infeksioni nga serratia mund të manifestojë këto simptoma: ethe, të dridhura, insuficencë të frymëmarrjes, shok septik. Sëmundjet që mund të shoqërohen me një infeksion nga serratia janë infeksionet e traktit të frymëmarrjes, traktit urinar, indet intraabdominal, lëkure, okulare dhe indeve të buta, përveç meningjitit, osteomielitit dhe artritit, endokarditit, otitit dhe shytave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...