Mbi 21 mijë persona janë evakuuar nga shtegu i një zjarri të vrullshëm në jug të Kalifornisë. Urdhri për evakuim u dha teksa zjarri kërcënonte shtëpitë përreth Liqenit Elsinor.
Ky zjarr, i cili nuk është i pari në këtë vend, ka shkatërruar një sipërfaqe të madhe pyjesh në veri të San Diegos. Ndërkohë, një person i cili dyshohet se ka vënë zjarrin qëllimisht nëpër pyje, ka dalë përpara gjykatës.
Forrest Clark u shfaq mjaft i tensionuar gjatë seancës. Çështja e tij është shtyrë për në 17 gusht, ndërsa lirimi i tij me kusht është përcaktuar kundrejt një pagese prej 1 milion dollarësh. I dyshuari ka ndërhyrë duke u shprehur se e përballon lehtësisht një pagesë të tillë.
Autoritetet bëjnë të ditur se ai ka vënë zjarrin qëllimisht për shkak të një konflikti prej vitesh me fqinjët. Clarck i ka dërguar edhe një e-mail shefit vullnetar të zjarrfikësve lokalë ku kërcënonte se vendi do të digjej, bëjnë të ditur më tej autoritetet. Raportohet se temperaturat e larta dhe erërat e forta e kanë nxitur edhe më shumë zjarrin duke e çuar në përmasa të mëdha. Ekspertët kanë paralajmëruar se situata do të përkeqësohet edhe më tej për shkak të vazhdimit të motit të nxehtë dhe stuhive.