Pa kaluar ende një muaj pas zjarreve të tmerrshme që përfshinë Greqinë, tashmë një tjetër fshat grek rrezikon të shndërrohet në një tragjedi.
Një zjarr masiv ka shpërthyer sot pasdite në një zonë pyjore të Dafniotissa, në Amaliada Ilias. Fshati Dafniotissa po evakuohet pasi, zjarri po i afrohet banesave të para .
Në terren ndodhen 30 automjete me 90 zjarrfikës që përpiqen të ndalojnë zjarrin, ndërkohë që ndihmojnë për të shuar zjarret një avion dhe një helikopter.
Greqia ka mbi një muaj që po përballet me zjarre të tilla, ku kanë humbur jetën mbi 97 persona dhe 36 gjenden akoma në spitale.
Gjatë 10 viteve të fundit zjarret kanë djegur një të tretat e sipërfaqes së vendit, për të përballuar këto zjarre qeveria ka marrë masa në pajisjen e duhur në mjete tokësore dhe ajrore duke e radhitur në vendin e tretë në Evropë.