Bashkimi Evropian do vendosë masa edhe më të ashpra për platformat e medias sociale të cilat nuk reagojnë me shpejtësi ndaj përmbajtjeve të padëshiruara.
Fjala është për Facebook, Youtube dhe Twitter të cilët duhet të jenë më të kujdesshme me eliminimin e propagandës terroriste.
Financial Times raportoi ditën e dielë se BE-ja do të vendosë gjoba për kompanitë të cilat nuk fshijnë përmbajtjet terroriste një orë nga publikime i tyre.
Ky propozim është pjesë e draftit ligjor i cili përfolur që nga muaji Mars nga BE-ja i cili do të adresojë radikalizimin online.
Parlamenti Evropian do të rishikojë progresin e bërë nga kompanitë në këtë drejtim dhe së shpejti mund të sjellë një legjislacion të ri.
Pavarësisht përpjekjeve të bërë në periudhën Mars – Qershor, anëtarët e ISIS dhe mbështetësit e tyre posedonin 1,348 kanale Youtube me 163,391 shikime dhe 24% e videove kanë qëndruar në platformë për mëse një orë.
Kjo mjafton që videot të shkarkohen, kopjohen dhe shpërndahen në platformat e tjera të medias sociale si Facebook dhe Twitter, njofton PCW.