Zjarret kanë shqetësuar sërish Greqinë. Ditën e sotme një zjarr i madh ka përfshirë disa zona në Greqi, ku sipas mediave po digjet një pyll i madh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Dafniotisa, në qytetin e Ilidës.
Më shumë se 100 zjarrfikës po punojnë për fikjen e flakëve dhe se janë 30 zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.
Kryetari i Bashkisë së Ilidës, Christos Christodoulopoulos, deklaroi se për momentin nuk ka rrezik për fshatin, ndërsa evakuimi i pjesshëm që është kryer kryesisht lidhet me njerëzit me probleme shëndetësore.