Skandali i abuzimeve të kishës, Papa: Asnjë përpjekje të mos kursehet!

Hënë, 20 August 2018 18:35

Deri më tani nuk ka pasur një qasje më të drejtpërdrejtë e të sinqertë ndaj skandalit të abuzimeve seksuale, që tronditi nga themelet Kishën Katolike.

Në një letër të paprecedentë, Papa Françesku dënoi ashpër si mizoritë e abuzimeve me të miturit, siç i quajti ai, ashtu edhe përpjekjet e kishës për të mbuluar ndodhitë e tmerrshme.

Letra drejtuar 1.2 miliardë romano-katolikëve të globit kërkon fundin e kulturës së vdekjes brenda kishës, flet për dështimet e lidhura me menaxhimin e abuzimeve, e mbi të gjitha kërkon falje.

Javën e kaluar, një raport ekspertësh dëshmoi 7 dekada abuzimesh në Pennsylvania me zbulimin e më shumë se 1.000 personave që ishin abuzuar në moshë të mitur nga 300 priftërinj në shtetin amerikan.

Me mijëra të tjerë mendohet të kenë rënë viktima të episodeve të turpshme, por hetimi nuk u mjaftua vetëm me shifra. Ai paraqiste gjithashtu prova të mbulimit sistematik, që kisha u ka bërë ngjarjeve të tilla, e shumë raste tani konsiderohen tepër të vjetra për t’u dërguar në gjykatë.

Pas publikimit të raportit, Vatikani deklaroi se Papa qëndron në anën e viktimave, kundër atyre që Ati i Shenjtë i përshkruan si “priftërinj grabitqarë”.

“Ne nuk treguam kujdes me të vegjlit, – thuhet në letrën e tij. – Ne praktikisht i braktisëm ata”. “Me turp dhe pendim, – vazhdon ‘mea culpa’ e Papës, – ne pranojmë si bashkësi kishtare se nuk ishim aty ku duhej të ishim dhe nuk vepruam në kohë, ndërsa kuptonim madhësinë dhe seriozitetin e dëmeve të shkaktuara kaq shumë jetëve”.

Mesazh citon më tej një pasazh nga Bibla, ku thuhet “kur vuan njëri, vuajmë të gjithë bashkë”, dhe apelon që institucioni i besimit të bëjë llogaritë me realitetin./TCH

Modifikuar më Hënë, 20 August 2018 18:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...