Një qytetar rus është ndaluar në Gjermani, pas dyshimeve se ka qenë duke organizuar një sulm ekstremist islamik. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjermani ka thënë më 22 gusht se 31-vjeçari, i identifikuar si Magomed-Ali C., është ndaluar në Berlin dhe se autoritetet janë duke kërkuar në shtëpinë e tij.
Prokurorët kanë thënë se në tetor të vitit 2016, ai ka mbledhur “një sasi të madhe” të eksplozivit TATP, në banesën e tij me qëllim të kryerjes së sulmit në Gjermani.
Autoritetet kanë thënë se arrestimi i tij është i lidhur me hetimet në Francë kundër personit të identifikuar si Clement Baur, i cili është arrestuar në Marsej në prill të vitit 2017, nën dyshimet se ka qenë duke planifikuar sulm.
Sipas prokurorëve, Gjykata Federale e Drejtësisë pritet që më 23 gusht të marrë një vendim për ndalimin e Magomed-Ali C, që tani është në paraburgim.