Lotoja e personelit në zyrat e Brukselit

E Enjte, 30 August 2018 08:53

Nga Bernd Riegert (DW)

Në vitin e ardhshëm do të duhet të gjenden emra të rinj për postet më të rëndësishme në Bashkimin Europian. Kjo nxit ambiciet dhe dëshirat e vendeve të ndryshme anëtare. Në Bruksel spekulimet kanë filluar ndërkohë.

Funksionarët, gazetarët, diplomatët janë kthyer nga pushimet e verës në Bruksel dhe makineria politike po vihet ngadalë në lëvizje. E ku ka gjë më të bukur, se në këto ditë të qeta gushti me diell të butë të merresh me veten? Për momentin Brukseli zien nga thashethemet dhe spekulimet. Pyetja kryesore: Kush do të kapë postet e rëndësishme në institucionet europiane?

Në Maj të vitit të ardhshëm zgjidhet Parlamenti i ri Europian. Në Tetor presidenti i Bankës Qendrore Europiane. Në Nëntor duhet të krijohet Komisioni i ri i Bashkimit Europian. Në Dhjetor presidenti i ri i Këshillit Europian. Për këto poste të rëndësishme që do të përcaktojnë me vite politikën europiane ka filluar ndërkohë fushata. Por zyrtarisht politikanët dhe funksionarët bëjnë sikur nuk dinë asgjë.

Loja është hapur

Në zënien e posteve luajnë rol shumë faktorë: Përkatësia në parti, gjinia, mosha, përvoja drejtuese, shtetësia, shkalla e njohjes në vendet e BE, qëndrimi ndaj valutës euro dhe çështje të tjera parimore të BE-së. Instituti Studimor "Votewatch" ka kryer një sondazh mes 1000 funksionarëve dhe punonjësve të Brukselit në pranverë, se cili kandidat do të ishte më i suksesshëm. Rezultati: Ndërmjetësuesi i Brexit, Michel Barnier (francez) sipas kësaj do të ishte president i ekzekutivit, Komisionit Europian. Manfred Weber (gjerman) do të duhej të merrte postin e presidentit të Parlamentit Europian. Presidenti i Bankës Federale Gjermane, Jens Weidmann (gjerman) do të ngrihej në post si kreu i Bankës Qendrore Europiane. Kryeministri holandez, Mark Rutte do të bëhej president i Këshillit të BE.

Por ky parashikim sipas disa spekulantëve të personelit në Bruksel i ka disa defekte kozmetike: Barnier me moshën 67 vjeçare është i moshuar dhe nuk do të ketë arritur as të përfundojë bisedimet për Brexit. 2. Weber dhe Weidmann janë dy gjermanë. Sipas proporcionit mund të zgjidhet vetëm një person nga një vend për një post të rëndësishëm. 3. Asnjë nga këta zotërinj nuk është femër. Edhe gjinia luan rol. Kancelarja Angela Merkel që luan rol të rëndësishëm në këtë karusel postesh përpiqet të bëjë për vete për një post europian drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, francezen Christine Lagarde. Ndërsa presidenti francez do të preferonte, sipas zërave, komisioneren e BE-së, danezen, Margrethe Vestager.

Merkel dhe Macron nuk shprehen

Por në Bruksel ka një ujdi relativisht të qartë - se dy fuqitë e mbetura europiane, Franca dhe Gjermania do të duan të sigurojnë pjesën e mirë të tortë. Presidentit Macron ka gjasa që t'i pëlqejë posti i rëndësishëm i Bankës Qendrore Europiane. Kancelarja gjermane mund të kërkojë të instalojë ministrin e saj të Ekonomisë, Peter Altmeier që flet anglisht, frëngjisht dhe holandisht si president të Komisionit Europian. Por megjithëse emrat përfliten, Merkel dhe Macron nuk janë shprehur për këtë.

 

Mediat gjermane shkruajnë këto ditë, se shanset e Jens Weidmann për në Bankën Qendrore Europiane po shuhen. Ai konsiderohet si "fajkua" i politikës monetare dhe do t'i jepte fund politikës së parasë së lirë, të ndjekur nga Mario Draghi aktualisht. Por këtë e kundërshtojnë vende si Italia, Greqia apo Spanja.

Më e komplikuar është gjetja e presidentit të Komisionit Europian. Jean-Claude Juncker nuk dëshiron më të jetë në këtë post. Si traditë grupimi më i madh parlamentar i Parlamentit Europian e kërkon këtë post për partinë e vet, megjithëse ai nuk e propozon kandidatin. Ky i fundit zgjidhet nga vendet anëtare.

Por çfarë do të ndodhë, nëse në Parlamentin Europian 2019, partitë populiste e nacionaliste nga vende të ndryshme marrin shumë vende në Parlament? A mund të bien dakord për një kandidat krerët e shteteve dhe qeverive të BE të përçarë e grindur me njëri-tjetrin? Shto këtu që postet do të jenë një temë krahas asaj të buxhetit europian për vitet 2021-2027, ku priten bisedime të vështira, sipas eurokomisionerit për buxhetin, Günther Oettinger. Loja për BE-në e vitit 2019 ka shumë kleçka.

 

 

Modifikuar më E Enjte, 30 August 2018 08:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...