Trump fajëson Kinën për Korenë e Veriut

E Enjte, 30 August 2018 08:58

Presidenti amerikan Donald Trump vijon të fajësojë Kinën për minimin e punës së Uashingtonit me Korenë e Veriut, me kritikat që vijojnë të rriten mbi progresin e pamjaftueshëm sa i përket denuklearizimit.

Në një seri “cicërimash” në “Twitter”, ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të shpenzojnë më në lojëra lufte me Korenë e Jugut, por nëse do t’u duhej t’i rinisnin ato, do të ishin më të mëdhatë në histori.

Amerika pranoi të ndalonte momentalisht stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Jugun, të cilat vazhdimisht kanë irrituar Penianin, pikërisht pas bisedimeve historike të qershorit me udhëheqësin e Veriut komunist. Por, disa ditë më parë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se stërvitjet ushtarake mund të vazhdojnë.

Debati i vazhdueshëm mbi lojërat e luftës vjen në kohën kur shumë vëzhgues thonë se Koreja e Veriut nuk po përparon mjaftueshëm në çmontimin e kapaciteteve bërthamore e raketore, pas samitit mes Trumpit dhe Kim Jong-unit në qershor.

Mesazhet e Trumpit në “Twitter” duket se drejtojnë gishtin e fajit për këto sfida nga Kina, pavarësisht se vet ai lavdëron marrëdhëniet personale me krerët e Koresë së Veriut dhe Kinës. Kjo përzierje konfuze e kritikës, lavdërimit dhe kërcënimeve të kamufluara vjen teksa Uashingtoni përballet me presion gjithnjë e në rritje për të nxjerrë rezultate të prekshme nga ato bisedime të paprecedenta në histori.

Menjëherë pas samitit, Trump njoftoi se “nuk ekzistonte më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”. Por, vetëm pak ditë më parë, Uashingtoni i anuloi vizitën në vendin komunist Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me presidentin që argumentoi vendimin me përparimin e pamjaftueshëm të vërejtur në frenimin e programit bërthamor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...