SHBA-Rusi, luftë fjalësh teksa Siria përgatit sulmin mbi Idlib

E Enjte, 30 August 2018 09:00

Rusia ka dërguar rreth 12 anije luftarake në Mesdhe, në atë që një gazetë ruse e konsideroi të martën si “përgatitjen më të madhe detare” të Moskës që prej përfshirjes në konfliktin sirian në vitin 2015.

Përforcimet vijnë teksa aleati i Rusisë, presidenti sirian Bashar al-Assad besohet se po përgatit një sulm madhor në enklavën e fundit të zotëruar prej rebelëve, në provincën veriore të Idlibit.

Rusia, ndërkohë, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po mbledh forcat e saj në Lindjen e Mesme, në përgatitje për një sulm të mundshëm ndaj forcave qeveritare siriane.

Të shtunën, fregatat “Admiral Grigorovich” dhe “Admiral Essen” kaluan përmes ngushticës së Bosforit drejt Mesdheut, sipas pamjeve të siguruara nga agjencia e lajmeve “Reuters”. Një ditë para tyre, fregata Pytlivy dhe aeroplanmbajtësja “Nikolai Filchenkov” u panë të kalonin përmes ngushticave turke që lidhin detin e Zi me Mesdheun. Më herët gjatë muajit ka kaluar në të njëjtën rrugë edhe “Vishny Volochek”, shoqërues i anijeve raketahedhëse.

Gazeta”Izvestia” shkruan se Rusia ka dislokuar numrin më të madh të forcave të saj detare në Mesdhe që prej ndërhyrjes në Siri në vitin 2015 dhe kthimit të luftës civile në favor të Assadit. Sipas “Izvestia”-s, edhe dy nëndetëse janë dërguar në rajon.

Qeveria siriane po përgatitet për një ofensivë të pritshme në provincën e Idlibit, aty ku jetojnë rreth 3 milionë banorë, por që ka edhe një prani të madhe të militantëve të “al-Qaeda”-s apo të tjerë të grupeve rebele siriane. Idlibi është në kufi me Turqinë, duke shtuar edhe frikën se mund të shkaktojë një katastrofë humanitare dhe sigurie gjithashtu.

Por, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të martën qeveritë ruse dhe siriane kundër përdorimit të armëve kimike në Siri.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha se SHBA “do t’i përgjigjen çdo përdorimi të verifikuar të armëve kimike në Idlib apo kudo tjetër në Siri, në një mënyrë të shpejtë dhe të përshtatshme”.

Komentet vijnë ndërkohë që Rusia akuzoi sërish rebelët sirianë se po përgatiten për një sulm kimik që Moska pretendon se do të shfrytëzohet për të justifikuar sulmet ajrore të Perëndimit kundër trupave siriane. Megjithatë, analistë perëndimorë apo të pavarur kanë dalë në konkluzionet se kanë qenë forcat qeveritare siriane, ato që kanë kryer disa herë sulme me armë kimike përgjatë harkut 7-vjeçar të luftës civile.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...