Një klub në Premier League është i gatshëm që të luajë në Kinë dhe ka bëtë një propozim konkret që takimet të zhvillohen atje vetëm e vetëm që të mbyllet sezoni aktual. Në momentin që në ishull janë të sigurt se rifillimi do të shtyhet sërish përtej 30 prillit, rritet dëshira e përbashkët për ta përfunduar sezonin 100% për të mos humbur 800 milionë eurot që garantojnë të drejtat tv.
Dhe për këtë arsye, sipas revistës “Athletic”, është nj klub të cilit nuk i përmendet emri, që është shprehur i gatshëm për t’u trasferuar në 5 milje larg, në Kinë, për të luajtur ndeshjet e kalendarit. Provokim ose jo, klubet janë të mendimit për të mbyllur sezonin dhe jo për ta ndërprerë atë, siç ndodhi dje në Belgjikë.