Vallëzimi në prehër së shpejti mund të bëhet vepër penale në Izrael, pasi udhëzimet e reja nga zyra e avokatit të shtetit i bënë thirrje policisë të godasë klubet e natës që kultivojnë praktikën.
Ndërkohë që prostitucioni është ligjor në Izrael, format e saj të organizuara siç janë shtëpitë publike nuk janë. Strip-klubet e vallëzimit po shtohet në atë listë. Një direktivë e re nga avokati shtetëror i Izraelit synon pronarët e klubeve që lejojnë praktikën, e konsideruar si industri seksi.
Një deklaratë nga zëvendës-avokati i shtetit, siç përmendet nga Jerusalem Post, përshkruan vallëzimin në prehër si "veprimtari që në rrethana të caktuara përbën prostitucion. Si e tillë ... do të konsiderohet vepër penale kundër së cilës mund të ndërmerren masa të gjera".
Policia ka filluar të zbatojë udhëzimet e reja me zell, duke paralajmëruar pronarët e strip-klubevve të mërkurën se nëse ata kapen, do të mund të përballen me masa administrative.