Një nga zjarrfikësit që u ndodh në vendin e ngjarjes pas përplasjes në Paris të Lady Dianës ishte Xavier Gourmelon.
Gourmelon tani 50 vjeç, rikujton disa nga fjalët e fundit të princeshës përpara se t’i ndalonte zemra.
Sipas tij, gjatë momenteve të fundit të jetës, Diana tha: “Oh zot i madh, çfarë po ndodh?”
Gourmelon rrëfeu se nuk e kishte aspak idenë se kush ishin njerëzit e përfshirë në aksidentin rrugor në tunelin e Almas.
“Ne e trajtuam si çdo aksident tjetër rrugor. Për mua ishte një aksident i zakonshëm rrugor, një nga emergjencat e shumta që na është dashur të përballemi dhe ishte rasti më i zakonshëm, shpejtësi jashtë normave të lejuara dhe një shofer i dehur. I mbajta dorën dhe i thashë të jetë e qetë, i thashe që do jem aty për ta ndihmuar. Ajo më tha: Oh zot, çfarë ndodhi?” rrëfeu ai.
Diana ishte e ulur në sendiljen e një Mercedezi S-280 me partnerin e saj Dodi Fayed, djali i bilionerit egjiptian Mohamed Al-Fayed.
Ndërsa trupëroja e saj Trevor Rees-Jones ishin ulur përpara së bashku me shoferin Henri Paul. Menjëherë pas aksidentit princeshë Diana u dërgua në spital ndërsa zjarrëfikësi Gourmelon u rikthye si gjithmonë në vendin e punës.