Duket sa e habitshme aq edhe për të qeshur, por ndonjëherë teknologjia tregohet vërtet kokëfortë.
Një vajzë ka marrë njoftimin se është bllokuar nga krijimi i llogarive në internet për shkak të mbiemrit të saj ofendues.
"Mirror" shkruan se ajo quhet Natalie Weiner dhe Weiner është një fjalë që i referohet mbledhjes së organit gjenital të mashkullit, një penisi. Natalie e postoi në Twitter këtë problem dhe shumë persona e suportuan. Postimi i saj ka mbledhur më shumë se 21 mijë pëlqime dhe ajo në fakt nuk është e vetmja që e ka pasur këtë problem.
Shumë persona reaguan se për shkak të emrave apo mbiemrave të tyre kishin hasur të njëjtat vështirësi. Disa nga njerëzit me emrat “me dy kuptime” që i komentuan ishin: Philip Sporn, Matt Cummings, Mike Dickman, Kyle Medick, Stewart Biggie, Brian Wankum.