Një vdekje është shënuar në aeroportin e Soçit në Rusi, ku një mbikqyrës humbi jetën gjatë një përgjigje emergjente pasi një aeroplan bëri ulje të rrezikshme duke arritur në skajin e pistës, në një shtrat lumenjsh dhe më pas shpërtheu në flakë.
Autoritetet bëjnë me dije se Boeing 737 i kompanisë Utair dhe i nisur nga Moska, që kishte në bord 164 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit bëri një ulje që mund të kishte përfunduar me pasoja katastrofike.
164 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord mbijetuan, tha Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se 18 pasagjerë, duke përfshirë disa fëmijë, morën lëndime, asnjë nga të cilat nuk ishin të rënda.
Ky aksident bllokoi trafikun e aeroportit, duke vonuar më shumë se 20 fluturime. Organi mbikëqyrës i aviacionit civil të Rusisë ka nisur një hetim për rrëzimin, ndërsa agjencia kryesore e zbatimit të ligjit të vendit filloi një hetim të veçantë kriminal.